KRU “Gjakova” bën mostrimin e zonave të dyshuara për ndotje në Rahovec

KRU “Gjakova” bën mostrimin e zonave të dyshuara për ndotje në Rahovec

Nga KRU “Gjakova” thonë se pas njoftimit të marrë se dyshohet për ujë të kontaminuar në rajonin e fshatrave të Ratkoc, Denjë dhe Gexhës, që i takojnë Komunës së Rahovecit, ekipet e tyre kanë dalë menjëherë në teren dhe kanë bërë mostrimin e zonave të dyshuara për ndotje.

Nga KRU “Gjakova” deklarojnë se  rezultatet e analizave Fiziko-Kimike tregojnë se uji në këto tri fshatra i përmbushë standardet sipas udhëzimit administrativ 16/2012 për konsum të ujit të pijes nga njeriu.

Ja njoftimi i plotë:

Raport i gjendjes së furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat Ratkoc, Denjë dhe Gexhë.

Sot me datë 19.09.2019, pas njoftimit të marrë se dyshohet për ujë të kontaminuar në rajonin e fshatrave të lartë përmendura që i takojnë Komunës së Rahovecit. Ekipet tona menjëherë kanë dalë në teren dhe kanë bërë mostrimin e zonave të dyshuara për ndotje, në fshatrat Gexhë, Denjë dhe Ratkoc.

Gjatë mostrimit, janë bërë analizat e parametrave të terenit të cilat testohen në vendin e ngjarjes dhe kanë rezoltuar të jenë në rregull.
Analizimi i mostrave ka vazhduar në laborator duke analizuar të gjithë parametrat fizko-kimikë.
Duhet cekur se të gjitha analizat e parametrave fiziko-kimikë janë bërë në bazë të metodave standarde të ISO 17025 : 2005 të akredituara nga DAK (Departamenti i Akreditimit në Kosovë).

Rezultatet e analizave Fiziko-Kimike tregojnë se uji në këto tri fshatra i përmbushë standardet sipas udhëzimit administrativ 16/2012 për konsum të ujit të pijes nga njeriu.

Duhet cekur se rezultati i analizave të parametrave mikrobiologjikë, për shkak të procedurës analitike specifike të kohës së inkubimit nuk është e mundshme të dalim tani me rezultate.
Vlen të ceket, se rezultatet e analizave mikrobiologjike, do të përmbushin standardet e ujit për pije të cekur më lartë, sepse i tërë tereni i mostruar është i mbuluar me sasi të nevojshme të dezinfektuesit, respektivisht klorit residual.


MË SHUME NGA Nacionale