​Tabaku: Dorëheqja e Qatos, PD do sjellë prova

​Tabaku: Dorëheqja e Qatos, PD do sjellë prova

“Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet”, u shpreh sot ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në reagimin e saj pas dorëheqjes së drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato.

Tabaku shprehet se dorëheqja e Qatos ka qenë gati që të martën e 18 shtatorit.

“Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Një dorëheqje që ka qenë gati që dje e firmosur!”, shprehet ajo.

“Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!”, shprehet Tabaku./ATSH/