Miliarda zogj të zhdukur në dekada

Miliarda zogj të zhdukur në dekada

Popullsia e shpendëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada ka rënë me 29% që nga viti 1970.

Janë rreth 2.9 miliardë zogj të humbur në 50 vite, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët e përfshirë në studim thanë se zogjtë tregojnë 'shëndetin' e natyrës.

Kjo humbje e madhe e popullsisë së shpendëve, duke përfshirë disa nga zogjtë më të zakonshëm si harabelat, tregon ndikimin e njerëzve në mjedision në kontinent.

Studimi ka përfshirë të dhënat në 50 vite përfshirë informacionet e mbledhura nga shkencëtarët, qytetarët dhe të dhënat e radarëve të shpendëve migratorë nga 143 stacione në të gjithë Amerikën e Veriut.

Studimi u botua të enjten në revistën Science.

"Ne prisnim të shihnim rënie të vazhdueshme të specieve në rrezik zhdukje. Por për herë të parë, rezultatet treguan edhe humbje të përhapura midis zogjve të zakonshëm në të gjitha habitatet,"-tha Ken Rosenberg, autori kryesor i studimit.

Pothuajse 90% e zogjve të humbur vinin nga 12 familje të zakonshme të zogjve.