Pas tre dekadash identifikohet autori i vrasjeve seriale,por nuk do dënohet

Pas tre dekadash identifikohet autori i vrasjeve seriale,por nuk do dënohet

Më shumë se 3 dekada më parë, 10 gra u vranë në të njëjtin qytet të Koresë së Jugut. Për vite autoritetet nuk arritën të zbardhnin ata që u konsideruan si vrasjet seriale më të këqija në historinë moderne të vendit.

Por në një konferencë shtypi, policia e Koresë së Jugut raportoi se besojnë që kanë identifikuar vrasësin që qëndron prapa të paktën tre prej vrasjeve që ndodhën në Hwaseong, midis viteve 1986 dhe 1991.

I dyshuari i identifikuar si Lee Chun-jae, 56-vjeç, ndodhet në burg ku po vuan dënimin e përjetshëm, për përdhunimin dhe vrasjen e kunatës së tij në 1994.

Ai mohon përfshirjen në vrasjet e Hwaseong. Por nuk do përballet me akuzat për vrasjet pasi çështja u mbyll nga Koreja e Jugut në vitin 2006.

Pavarësisht mbylljes së çështjeve, policia nuk i ndali hetimet.

Në korrik, një ADN e marrë nga tre skena të vrasjes u përputh me ADN e të dyshuarit.

Vrasjet janë të njohura në Korenë e Jugut si "Rastet e vrasjeve seriale në Hwaseong".

Vrasjet brutale

Policia raportoi se për momentin i dyshuari është i lidhur vetëm me 3 vrasje. Por ka arsye për ta lidhur edhe me vrasjet e tjera.

Të 10-të viktimat u sulmuan seksualisht dhe më pas u vranë. Shumica prej tyre u mbytën. Dhe për të vrarë gratë autori përdori çorapet ose bluzat e tyre.

Në disa nga rastet, organet gjenitale të viktimave ishin dëmtuar rëndë.

Viktimat ishin të moshave të ndryshe, nga adoleshente deri tek gratë e moshës 70-vjeçare.

Vrasjet ishin subjekt i filmit të vitit 2003, "Memories of Murder" të regjisorit më të mirë të Koresë së Jugut, Bong Joon-ho, i cili ishte i pari korean që fitoi Palme d'Or këtë vit për filmin e tij "Parasite".