Gjatë ditës së djeshme tre persona humbën jetën në aksidente trafiku

Gjatë ditës së djeshme tre persona humbën jetën në aksidente trafiku

Është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 61 të tillë, ku kanë humbur jetën tre persona.

Sipas statistikave të përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, 22 aksidente gjatë ditës së djeshme ishin me persona të lënduar dhe në 39 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 280 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në ditën e djeshme, policia gjithashtu ka arrestuar edhe 34 persona, 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 10 në vuajtje të dënimit.