Tirana, vendi i parë në rajon me park edukativ për fëmijët

Tirana, vendi i parë në rajon me park edukativ për fëmijët

Një park publik edukativ shumë shpejt do t’i shtohet kryeqytetit, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, si dhe rregullat e qarkullimit.

Ky park do të bëhet e mundur në sajë të një projekti inovativ të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

Kryeministri Edi Rama, theksoi sot se “projekti inovativ i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, do ta bëjë Tiranën vendin e parë në rajon me një park edukativ për lëvizjen në rrugë, ku fëmijët do të argëtohen duke mësuar shenjat e rregullat e qarkullimit”.

“DPTRRSH është institucioni ku ndryshimi i përditshëm lehtëson hap pas hapi, marrëdhëniet deri dje rraskapitëse të drejtuesve të automjeteve me shtetin, ul kostot e rrit transparencën për qytetarët, si edhe projekton të ardhmen me ide të reja e projekte inovative”, tha Rama.

Në këtë park fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues.