Rita Ora "çmend" fansat shqiptarë, publikon video duke folur shqip

Rita Ora "çmend" fansat shqiptarë, publikon video duke folur shqip

Sa herë i jepet mundësia, Rita Ora nuk heziton të thojë sa shumë e do vendin e saj. Sot, fansat kanë publikuar një video të këngëtares duke folur shqip me një fëmijë të vogël.

Videoja u realizua më 17 shkurt 2018 kur Rita Ora do të mbante koncert në Kosovë. Të gjithë fansat po e prisnin poshtë, ndërkohë që vogëlushi vriste mendjen se për kë brohorisnin.

Rita i qëndron pranë dhe duke qeshur i thotë se do e shohin së shpejti. Këtë moment, Rita e ka shpërndarë dhe në profilin e saj duke shkruajtur: Gjithmonë duke përfaqësuar Shqipërinë!