Teknologjia e re i rikthen pjesë të shikimin 30-vjeçarit

Teknologjia e re i rikthen pjesë të shikimin 30-vjeçarit

Jason Estehiusen kishte humbur shikimin 7 vjet më parë, në një aksident me makinë, kur ishte 23-vjeçar. Qysh atëherë, vetëm errësirë për të.

Por muajt e fundit djaloshit 30-vjeçar iu rikthye një fije dritë, dhe me të shpresa që ndoshta shikimi mund t’i rikthehet totalisht,  si dikur.

Kjo falë një teknologjie të re, e quajtur Orion, që premton të përbëj një revolucion në trajtimin e dëmeve të shikimit.

Aparati, i ideuar nga Universiteti i Kalifornisë dhe Baylor Medical College në Teksas, merr pamjet nga kamera që ndodhet në syzet, dhe i transmeton pamjet një aparati të instaluar në korteksin cerebral. Impianti transformon pamjet e marra në pika drite që perceptohen nga pacienti.

Pra pacientit nuk i rikthehet shikimi i plotë me ngjyra, por siç thotë njëri nga 5 pacientët që e kanë testuar “ duket si një kamera e vjetër siguri të viteve ‘80”, ku shihen dritëhije me kontrast të fortë.    

Mjaftueshëm për Jason që të gatuajë, të pastrojë dhe të hedhë plehrat”, siç pohon vetë.

Koordinatorët e projektit kanë testuar Orion në pacientë që kanë humbur shikimin për shkak të glaukomës, incidenteve rrugore, sëmundje autoimune, por mjekët mendojnë që teknologjia mund të aplikohet në çdo dëmtim të syve, ndërkohë që nuk ka ende siguri për të verbrit e lindur, që nuk kanë mësuar proceset e shikimit.