Sistemi iOS 13 lansohet sot, pajisjet Apple që e mbështesin atë

Sistemi iOS 13 lansohet sot, pajisjet Apple që e mbështesin atë

Me lansimin e pajisjeve të reja si iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro, Apple sjellë edhe sistemin e ri operativ iOS 13, që lansohet gjatë ditës së sotme

Deri më tani, ishte bërë e ditur, se këtë sistem nuk mund ta mbështesin iPhone që janë më të vjetra se iPhone 6.

Por, ky sistem mund të përdoret te iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, ndërsa është lansuar edhe një listë, se cilat pajisje të Apple si iPhone dhe iPad, mund ta mbështesin.

Lista e pajisjeve Apple, që e mbështesin sistemin iOS 13

Të gjithë ata që janë në këtë listë, apo edhe ata me fat që mund ta blejnë iPhone 11 apo iPhone 11 Pro, para se ta instalojnë iOS 13, duhet të ndërmarrin disa veprime të lehta, që t’i ruajnë të dhënat.

Fillimisht, shlyeni të gjitha aplikacionet e vjetra që nuk i përdorni, fotografitë dhe videot e vjetra që nuk i keni parë më kurrë, video-lojërat apo aplikacionet si ajo ë shkëmbimit të fytyrave që ka dalë prej mode. Kjo e lehtëson në masë të madhe hapësirën për ruajtje dhe ndihmon që shkarkimi, të bëhet sa më i shpejtë.

Mbroni të dhënat tuaja personale, nëpërmjet iTunes duke përdorur Mac ose PC, apo thjeshtë shkoni në iCloud dhe ruani aty të gjithë ato që iu interesojnë për më vonë.

Sigurohuni se jeni lidhur me internet dhe vendoseni telefonin në mbushës, sepse procesi kërkon kohë dhe shpenzon shumë bateri. Askush nuk do të donte t’i mbetej në gjysmë një proces i rëndësishëm, për të cilin ka kaluar mjaft kohë.

Kur të keni ruajtur të dhënat, instalojeni iOS 13 dhe kërkoni sërish të gjitha të dhënat, si dhe përditësimet që i ka bërë ky sistem i ri operativ.