BE jep 14.5 mln euro për censusin e 2020 në Shqipëri

BE jep 14.5 mln euro për censusin e 2020 në Shqipëri

Bashkimi Evropian do t’i japë Shqipërisë 14.5 mln euro për të kryer censusin e popullsisë dhe të banesave për vitin 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, i cili ka vënë në dukje se censusi është një detyrë e Shqipërisë për afrimin drejt BE-së.

“Cencusi baza e Shqipërisë dhe BE-së. Politika efikase e integrimit europian bazohen në këto të dhënë që duhet të jenë të plota. Prandaj BE ka ndërmarrë hapa të vazhdueshme që të dhënat të mblidhen dhe të krahasohen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Të dhënat duhet të jenë të plota dhe të besueshme. KE ka theksuar që cencusi i 2011 nuk arriti të siguronte të drejtat e qytetarëve që të deklaronin origjinën etnike dhe besimin e tyre fetar”, tha Soreca.