Vidhin biçikleta në banesa, arrestohen 3 adoleshentë në Korçë

Vidhin biçikleta në banesa, arrestohen 3 adoleshentë në Korçë

Tre adoleshentë janë arrestuar në Korçë të dyshuar për vjedhjen e disa biçikletave në banesa të ndryshme në Korçë.

Ata akuzohen se vodhën në 10 banesa biçikleta, vegla pune dhe një sasi lekësh.

Gjatë operacionit policor të koduar "Biçikleta", uniformat blu raportojnë se ranë në pranga:

• S.Sh, 18 vjeç, banues në Pogradec,

• R.Sh, 16 vjeç, banues në Korçë,

• D.H, 16 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë  hetimeve të kryera, rezulton se tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet të jenë autorë të ngjarjeve:

-Më datë 26.08.2019, në lagjen nr.4, shtetasi J.B,, ka konstatuar në kompaninë ku punon, mungesën e disa veglave të ndryshme te punës.

-Më datë 02.09.2019, në lagjen nr.12, janë vjedhur 2 biçikleta në oborrin e banesës, së shtetasit P.S, 48 vjeç.

-Më datë 04.09.2019, në lagjen nr.11, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit K.P, 30 vjeç.

-Më datë 06.09.2019, në lagjen nr.17, janë vjedhur 1 laptop dhe 1 vegël pune në banesën e shtetasit V.Z, 60 vjeç.

-Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit I.M, 53 vjeç.

-Më datë 10.09.2019, në lagjen nr.18, janë vjedhur 2 biçikleta, në një ambient në përdorim të shtetasit M.R, 37 vjeç.

-Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.1, është vjedhur 1 biçikletë në banesën e shtetasit I.N, 52 vjeç.

-Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në banesën e shtetasit K.K, 50 vjeç.

-Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit M.P, 29 vjeç.

-Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në hyrje të banesës së shtetasit R.F, 37 vjeç.

Policia raporton se adoleshentët pasi vodhën biçikletat i shitën në Korçë e Pogradec.

"Në cilësinë e provës materiale, u gjetën dhe sekuestruan 10 biçikleta të cilat pasi u vodhën nga autorët, janë shitur në qytetet e Korçës dhe Pogradecit. Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur," njoftojnë uniformat blu.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë" parashikuar nga neni 134/2 dhe 25 i Kodit Penal./oranews/