Nxënësja e kthyer në ikonë, kush është 16 vjeçarja që frymëzoi miliona

Nxënësja e kthyer në ikonë, kush është 16 vjeçarja që frymëzoi miliona

Duhet të fokusohemi më çdo qelizë të qenies sonë për ndryshimet klimatike, pasi nëse dështojmë ta bëjmë atëherë arritjet dhe progresi i shënuar, do të shkojnë dëm.

Adoleshentja suedeze Greta Thunberg, tërhoqi fillimisht vëmendjen në gusht të 2018-ës, kur braktisi mësimin për të protestuar jashtë parlamentit suedez çdo të premte. Aktivistes, atëherë 15 vjeçare iu bashkua një grup i vogël nxënësish të tjerë në Stokholm, para se fushata të joshte dhjetëra mijëra student në më shumë se 24 vende, ku e premtja u kthye në ditë protestash në shkolla.

Deri në mars të 2019-ës, numri i studentëve që iu bashkuan iniciativës shkoi në më shumë se 2 milionë në rreth 135 vende. Greta u kthye shpejt në ikonë të lëvizjes, duke u kandiduar për çmimin Nobel të paqes dhe duke u përfshire mes njerëzve me më shumë ndikim të revistës Time. Është vlerësuar me çmimin e Normandisë për lirinë dhe atë të ambasadores së ndërgjegjes nga Amenisty International.

Në më pak se një vit, nga nisja  e fushatës së pagëzuar si ‘të premtet për të ardhmen’, Thunberg mbajti një fjalim në Parlamentin Europian, u takua me Papa Franceskun dhe iu drejtua gjithashtu ligjvënësve britanikë.

Në gusht të 2019-ës, pas 14 ditësh udhëtim me një mjet pa emetime karboni, Greta mbërriti në Nju York për të marrë pjesë në samitin e OKB për klimën. Ndërkaq, numri total i protestuesve arriti në 3.6 milion nga 169 vende. Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Thunberg u takua me presidentin amerikan Barak Obama, presidenten e përgjithshme të asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Maria Fernanda Espinosa si dhe mbajti një fjalim në kongres ku u tha ligjvënësve të zgjohen e të dëgjojnë shkencën.