I dënuari në Itali me 13.6 vite burg për trafik droge kapet në Tiranë

I dënuari në Itali me 13.6 vite burg për trafik droge kapet në Tiranë

Një 54-vjeçar i dënuar në Itali me mbi 13 vite burg për trafik droge është vënë në pranga në Tiranë.

I arrestuari me iniciale M. P., banues në Tiranë është dënuar nga drejtësia italiane, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Ai u kap të enjten (19 shtator) në zonën e Yrshekut, në Kashar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

"Shtetasi M. P., 54 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar një ditë më parë nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 13 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”," njofton policia.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./oranews/