Asfaltohet rruga në lagjen Tushaj në Soponicë

Asfaltohet rruga në lagjen Tushaj në Soponicë

Vlugu i punimeve në projektet infrastrukturore në gjithë komunën po vijon me intensitet të lartë. Është asfaltuar rruga si dhe disa degëzime në lagjen Tushaj në Soponicë, në kuadër të investimeve komunale, të planifikuara me buxhet të vitit 2019.

Për të parë punimet që po zhvillohen në këtë pjesë të Soponicës, doli edhe Kryetari Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, ku me këtë rast takoi edhe banorët e kësaj ane, të cilët falenderuan Kryetarin për përkushtimin e tij, që dora e investimeve komunale po prek çdo lagje e fshat pa dallime.

Projekti “ Asfaltimi i rrugës në lagjen Tushaj- Soponicë” është projekt i realizuar nga investimet komunale ndërsa për këtë vit janë ndarë 21 mijë e 500 euro, për të vazhduar edhe vitin e ardhshëm me implementimin e fazës së dytë të realizimit të projektit me asfaltimin e rrugicave të tjera në këtë lagje. Gjatësia e rrugës së asfaltuar është 417 metra.