Shkupi prezanton trajnerin Qatip Osmani

Shkupi prezanton trajnerin Qatip Osmani

FC Shkupi e ka prezantuar trajnerin e ri Qatip Osmani. Ish-trajneri i Shkëndijës ka nënshkruar kontratë me skuadrën e re deri në vitin 2021.

“Një prej trajnerëve më të trofeshëm në vend, merr drejtimin e skuadrës tonë dhe tashmë ka hedhur firmën në kontratë, e cila do ta mbajë lidhur me ‘bardheblutë’ deri në vitin 2021. Osmanin në këtë post vjen si zëvendësues i Bulent Akinit, ndërsa për ndihmës do të ketë Bashkim Livorekën. Qatip Osmani është njohës shumë i mirë i futbollit vendor dhe praktikon më shumë lojë sulmuese. Ai sezonet e fundit ishte pjesë e Shkëndijës, me të cilët ne dy vitet e fundit fitoi dy tituj kampion dhe një trofe të Kupës”, thuhet në njoftimin e FC Shkupi.

Osmani gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr edhe ekipin e Renovës, ndërsa ka të fituar gjithsej tre tituj kampion, një trofe të Kupës dhe një Superkupë. Ndërsa është trajneri i tretë që ulet në stolin Shkupit në këtë sezon, pasi para tij kishim dy trajner turk Umit Karanin dhe Bulent Akinin. Osmani debuton të mërkurën në ndeshjen e Kupës me FK Sileksin, ndërsa në ndeshjen me Akademia Pandevin ekipi do të udhëhiqet nga Orhan Abdi.