Kenya Moore ndahet nga bashkëshorti

Kenya Moore ndahet nga bashkëshorti

Kenya Moore dhe Marc Daly kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

48 vjeçarja lëshoi një deklaratë për People duke treguar se ajodhe burri i saj 49 vjeçar, janë ndarë pas dy vitesh martesë.

“Me trishtim të thellë informoj fansat e mi se po shkurorëzohem nga burri im Marc Daly. Për shkak të rrethanave të fundit dhe të vazhdueshme, nuk mund të vazhdoj më martesës. Brenga dhe përqendrimi im  i vetëm është dhe do të jetë gjithmonë vajza ime. Kërkoj që privatësia jonë të respektohet”, tha ajo.

Kenya dhe Mark mirëpriten vajzën e tyre Brooklyn, në nëntor.