Genc Prelvukaj merr pasaportën e Shqipërisë

Genc Prelvukaj merr pasaportën e Shqipërisë

Këngëtari dhe reperi i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, së fundmi ka bërë të ditur se ka marrë nënshtetësi shqiptare.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ai ka prezantuar pasaportën e tij të re, teksa përmes një shkrimi të gjatë ka treguar se sa krenar ndjehet tani me posedimin e saj.

“Ne shtepine tone ky dokument mungoi per 100 vite rresht. I fundit qe e kishte, ishte stergjyshi Mehmeti.
Per mua, ky nuk eshte vetem dokument udhetimi, eshte dicka me shume, eshte shpirterore. E kam dashur Shqiperine si femije dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Eshte kultura e trasheguar ne shtepi me shekuj. Shume nga paraardhesit e mi kane rene ne fushebeteje per Shqiperine dhe ne jemi edukuar ne ate fryme.
Kam qene cdohere qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndersa nga sot jam edhe me dokumentet e saj.
Sot kam marre pasaporten e Republikes se Shqiperise”, (sic.), ka shkruar Prelvukaj në Facebook.