Sarri paralajmëron: Te Juve nuk do të shihni kurrë Napolin tim

Sarri paralajmëron: Te Juve nuk do të shihni kurrë Napolin tim

“Ky është Juventusi i Sarrit, me karakteristikat e futbollistëve që ka Juve. Nëse mendoni se do të shihni Napolin, ndoshta nuk do ta shihni kurrë”.

Më këto fjalë e ka hapur konferencën për shtyp trajneri Maurizio Sarri në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Verona-s.

“Do ta shohim situatën sa i përket ndryshimeve, pasi kemi bërë vetëm një stërvitje. Mund të ketë pak ose shumë ndryshime. Në Angli skuadrat kalojnë gjithë sezonin me 14 futbollistë. Këtu ka një presion mental ndryshe për futbollistët. Tani ekipet duhet të gjejnë organizimin, duke i dhënë vazhdimësi pozicioneve në fushë. Të shohim situatën. Preferoj t’ua them futbollistëve. Dybala nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, pasi erdhi në gusht, por është gati për të luajtur”, tha ai, transmeton KJ.

Ronaldo? Ka bërë 3 goditje kundër Atleticos, kundër ekipeve të tilla s’është e thjështë.

Ramsey? Ka bërë hapa të rëndësishëm parapara, Rabiot po rikuperohet. Do të ketë hapësira për ta në ndeshjet në vijim. Matuidi është shumë i zoti për të lexuar situatat si në sulm dhe mbrojtje. Bëhet fjalë për dy futbollistët që vijnë nga kampionate të ndryshme dhe nuk flasin italisht. Edhe Platini ka kaluar disa muaj për t’u përshtatur”, u shpreh Sarri.