UEFA, mbështetje për lojtarët: Një ditë paratë mbarojnë!

UEFA, mbështetje për lojtarët: Një ditë paratë mbarojnë!

Nuk ka shumë rëndës niveli i lartë ku impenjohen dhe shumat e majme që marrin nga klubet më të njohura të futbollit.

Një ditë paratë mbarojnë dhe pa një ndihmë konkrete, ligjore, dhe profesionale, vështirësitë për lojtarët mund të jenë të shumta. Duke marrë parasysh faktorët në karrierën e shkurtër të futbollistëve, UEFA ka inaguruar një iniciativë të re me bashkëpunimin e emrave që kanë lënë aktivitetin, dhe njohin më mirë vështirësitë.

“UEFA For Players”, iniciativa kishte etapën e parë me një aplikacion që jep informacione dhe ndihmë, që nga menaxhimi financiar, raporti me mediat, marrëdhëniet me publikun, dhe deri te menaxhimi i të drejtave të imazhit. UEFA e ka cilësuar një nismë revolucionare. Ndahet në module tematike të ndryshme dhe studion raste konkrete, për të ndihmuar futbollistët apo ata që kanë lënë karrierën, të marrin hapat e duhura, raporton tch.

Qeveria e futbollit europian ka menduar me këtë iniciativë, të ketë dhe simulime me argumente delikate, që nga rreziku i trukimit të ndeshjeve, si të përballosh rastet korruptive apo opsione pas lënies së sportit më popullor të planetit.