United godet Realin, “blindon” Pogban

United godet Realin, “blindon” Pogban

Manchester Unitedi e ka ndërmend ta rinovojë kontratën e Paul Pogbas për ta larguar interesimin e Real Madridit.

Unitedi refuzoi të gjitha ofertat për lojtarin në afatin kalimtar të verës, kurse tash synon që ta “blindojë” përfundimisht.

Kontrata e reprezentuesit francez me skuadrën nga “Old Trafford” skadon në qershor 2021 dhe mesfushori mund të largohej falas pas përfundimit të kontratës ose vlerësimi i transferimit të tij mund të zvogëlohej ndjeshëm verën e ardhshme, gjithnjë nëse nuk arrihet një marrëveshje e re.