Nis ndërtimi i palestrës sportive në Dragash

Nis ndërtimi i palestrës sportive në Dragash

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e Dragashit, Shaban Shabani, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e palestrës sportive që ka një kosto 1. 6 milion euro.

Gashi tha se ka qenë një zotim për qytetarët dhe sportistët e Dragashit që t’i bëjmë me infrastrukturë moderne dhe u shpreh i lumtur që po jetësohet një projekt kapital.

Ndërsa, kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, duke falënderuar ministrin Gashi për realizimin e këtij projekti, tha se kjo komunë ka pasur nevojë për realizimin e këtij projekti sportiv për të rinj.

 

Shabani shtoi se ky projekt është vazhdimësi e projekteve kapitale që po implementohen në komunën e Dragashit, për të ardhmen më të mirë për sportistët.