Irlanda mirëpret sinjalet pozitive nga qeveria Johnson

Irlanda mirëpret sinjalet pozitive nga qeveria Johnson

Irlanda mirëpret sinjalet më të fundit nga qeveria britanike e Boris Johnson mbi gatishmërinë e një marrëveshje me BE-në për proçesin Brexit, por paralajmëron se tani për tani distancat mbesin.

“Muzika ka ndryshuar”, tha nënkryeministri i Dublinit, Simon Coveney për BBC, duke folur për një “gjendje të përmirësuar”, por duke shtuar megjithatë se një marrëveshje konkrete nuk është ende afër.

Ka probleme serioze që duhen zgjidhur: veçanërisht për çështje të tilla si backstop, klauzola mbrojtëse e Brexitit, për kalimin e kufirit pa pengesa mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës, që Londra i konsideron të papranueshme dhe do të donte t’i zëvendësonte me zgjidhje alternative.

Zgjidhjet që sipas fjalëve të Coveney ende nuk kanë mbërritur në mënyrë shteruese në tryezën e bisedimeve./ATSH/