Martinez: Për këtë arsye u riktheva në Arsenal

Martinez: Për këtë arsye u riktheva në Arsenal

Portieri i Arsenalit, Emi Martinez është i lumtur që ka luajtur në formacionin e parë.

Portieri filloi ndeshjen e parë në Ligën e Evropës ndaj Eintracht Frankfurt.

Argjentinasi ishte i mrekullueshëm pasi arriti ta mbajë portën e paprekur në të gjithë ndeshjen.

Ai tha se për këtë gjë është rikthyer në “Emirates”.

“Kisha një gjysmë sezoni të mirë te Reading dhe fillova përgatitjet parasezonale shumë mirë. Erdha në përgatitjet parasezonale që të sigurohesha që jam gati për Arsenalin. Prita për shansin tim dhe arrita ta mbaj portën e paprekur”, deklaroi ai.