Ekonomia e Ballkanit perëndimor, një hap para, tre mbrapa

Ekonomia e Ballkanit perëndimor, një hap para, tre mbrapa

Politika nuk është e gatshme për të zgjidhur problemet me koston e pushtetit, por përfaqësuesit e biznesit në rajon kanë interes të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në mes veti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (redaksia e gjuhës serbe) sekretari gjeneral në Forumin Investiv të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor  ish-kryetari i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, Safet Grxhaliu, transmeton Rtklive.com.

Problemi më i madh i rajonit është se për asnjë problem nuk mund të duke përjashtuar kontekstin politik dhe është ai, qoftë në fushën e arsimit apo ekonomisë,  që na sjell këtu ku jemi, tha Grxhaliu, duke theksuar se  intelektualët po largohen më së shumti nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina (BiH) dhe Maqedonia.

Pra, deri më tani ata që shkonin në vende të tjera ishin kryesisht  të papunë, ndërsa  tani kjo prirje ka ndryshuar dhe ka një largim të personave mjaft të kualifikuar, e kjo, sipas tij, është një goditje e madhe për zhvillimin ekonomik të rajonit.

"Politikanët tanë në rajon po përpiqen ta  zbukurojnë të kaluarën, por ajo nuk mund të zbukurohet, është ajo që është. Prioriteti ynë është e ardhmja, investimi në zhvillimin ekonomik, arsimin dhe sundimin e ligjit dhe drejtësisë”,  theksoi aid he shtoi se Evropa të cilën e synojmë të gjithë "ka sfidat dhe kriteret e saj që duhet t’i plotësojmë".

"Kur dëgjoni ligjërimin e politikanëve tanë, ju keni ndjenjën se Evropa duhet të integrohet në Ballkanin Perëndimor, dhe jo anasjelltas," shtoi ai.

Ai tha se ishte kundër vendosjes së taksës, “sepse është e pamundur të dëmtosh ekonominë e fqinjëve pa dëmtuar të veten”.

"Ne mund ta shohim këtë nga një këndvështrim politik dhe ekonomik. Me vendosjen e taksës, Kosova ka zhgënjyer miqtë e saj si: Uashingtonin, Londrën, Brukselin dhe të tjerë pa të cilët Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.  A ja ka vlejtur të krijohet një përshtypje kaq negative sot”, pyet Gërxhaliu, duke pranuar që nuk është vetëm taksa problem, por  që ekzistojnë pengesa të medha midis Malit të Zi ndaj BeH, Maqedonisë dhe Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë.

“Pra, e gjitha ka të bëjë me parimin: një hap para, tre prapa”, tha ai, duke treguar se vetëm dialogu mund ta përmirësojë bashkëpunimin dhe të dëshmojë se nepërmes bashkëpunimit  jemi kandidatë seriozë në rajon.

"E gjithë kjo që ka ndodhur deri më tani ka kontribuar në rritjen e parashikuar të ekonomisë së rajonit në rreth katër përqind. Nëse mbetet ashtu, dhe vendet e BE-së mbesin me 1.5 përqind rritje, ne do ta arrijmë Evropën për 50 vjet. Madje, edhe nëse do ta çjmë rritjen deri në shtatë përqind, do të na duhen 15 vjet për të qenë në hap me vendet evropiane, "vlerësoi ai.

I pyetur se çfarë duhet bërë për të përmirësuar bashkëpunimin, d.m.th për të zvogëluar ndikimin e politikës, në të mirë e qytetarëve, Grxhaliu  tha se,” për fat të keq, këtyre vendeve dhe kësaj kohe I mungojnë politikanët të cilët kanë vizion dhe të cilët mendojnë të bëjnë shtet ku jetojnë mirë shumica e qytetarëvë, përkundrazi, për ta shtë më e rëndësishme se sit a mbajnë pushtetin  ".

"Por në përpjekjen për të promovuar rajonin dhe për të ndryshuar imazhin, nga një rajon trazirash në një rajon me një vizion dhe një të ardhme më premtuese, hasim vështirësi të mëdha," tha Gerxhaliu, "njerëzit na kanë gjuajtur me gurë, dhe ne kemi zgjedhur të ndërtojmë  ura, e jo mure me këta gurë, për t’i afruar interesat e komunitetit të biznesit ".

“Në fund të fundit, as vendet  Evropës nuk duhen mes vete, BE-në e bashkon një interes për një jetë më të mirë të qytetarëve, kështu që le të jetë kjo një model për ne që të ndërtojmë të ardhmen përmes zhvillimit ekonomik dhe jo të harxhojmë kohën dhe energjinë për ta zbukuruar të kaluarën, që është një mision i pamundur” , theksoi Gërxhaliu.