​​Haradinaj: Koncepti i Vetëvendosjes është komunist

​​Haradinaj: Koncepti i Vetëvendosjes është komunist

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj thotë se Kosova pak ka punuar për të “rehatuar” punët e saj, derisa sipas tij gjithmonë iu është bërë qejfi të tjerëve.

Kështu u shpreh ai gjatë takimit me qytetarët e Ratkocit të Rahovecit, ku para tyre ai ka premtuar se do të hiqet akciza e naftës, madje shtoi se do të kthehet sistemi për mbrojtjen nga reshjet. Krahas kësaj, ai ka premtuar edhe rritjen e pagës minimale.

"Ne si Kosovë jemi munduar t'iu bëjmë qefin të tjerëve, por punët tona nuk i kemi rehatuar. Kur e kam marr punën kësaj here, i kam hi ren shtëpive që kanë mbetur. Kom punu për Ushtrinë, nuk duhet me u bazu gjithë me na mbrojt dikush, duhet me mbrojt vetën. E kemi bërë Trepçën në Kosovë, Trepça është 100 për qind Kosovë. I kemi kthy prapa ato ide me na copëtuar, që me na bo horë, sot jemi në Rahovec me sy qelë", tha Haradinaj.

Edhe një herë ka përsëritur se taksa nuk duhet të hiqet. Derisa pati dy fjalë edhe për programin e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Pse po e suspendon për 120 ditë, çka ndryshoj, pse me e suspendu ne. Nuk bën me na qeveris miqtë, miku-mik, shtëpia-shtëpi. Askush nuk duhet me vendos për ne. I kom dëgju duke thënë ama shtetin, Nuk duhet na me hjek taksën deri në njohje, nëse mundemi me mbrojt deri në njohke është mirë... Nuk janë hajgare këto punë.... Politika e tyre ekonomike është si dikur komuniste. Koncepti i VV-së është komunist dhe fukarallak", tha Haradinaj.

Ai nuk la pa përmendur edhe kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, ku tha se nuk ka nevojë për kreativitet, për t'i dhënë diçka Serbisë.

"Nuk kom mujt me përcjell gjatë krejt Kadri Veselin mbrëmë, por me ma dhënë dynjanë, nuk mbrrijta me kuptu, po guri gurin nuk dite ku me lshu. I ra rrotull e rrotull e nuk dike ku me lshu. Shumë thjeshtë është kjo punë, nuk kemi pse me u mundu me u bo kreativ çka me i jep Serbisë më. Se po thonë gjene një mënyrë bëhu kreativ qysh me e kënaq Serbinë, a jeni në veti", tha Haradinaj.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka kërkuar nga qytetarët që ashtu siç ia kanë besuar udhëheqjen e komunës, t'i besohet Ramush Haradinajt udhëheqja e shtetit për katër vite mandat.

"Dua t'iu ftoj ta nderojmë me votë popullore Ramush Haradinajn, i cili i prin koalicionit fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit, Ramush Haradinaj dihet e ka numrin një ëahtë bartës i listës. Ky koalicion ka numrin 119. Po ashtu dua t'iu ftoj të gjithëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre elementare, që ti japin fuqi dhe besim kryeministrit, i cili po vjen", tha ai.

Sipas Latifit, Haradinaj ka dëshmuar vetën më së miri gjatë udhëheqjes së tij 18 muajshe. Latifi tha se gjatë kësaj periudhe kjo qeveri ka nderuar të rënët.

Fatmir Iska, Florina Krasniqi e Afrim Hoti, janë kandidatët për deputetë nga komuna e Rahovecit./KP/