Me nderime të larta i jepet lamtumira ushtarakut Nijazi Uruqi

Me nderime të larta i jepet lamtumira ushtarakut Nijazi Uruqi

Sot nga familjarë, miq, shokë e ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i është dhënë lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së Rreshterit të parë Nijazi Uruqi.

Në kazermën “New Born” në Gjilan janë bërë homazhe pranë arkivolit nga  Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale Gjeneral brigade Naim Haziri, të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolegë, shokë e bashkëluftëtarë.          Më pastaj kortezhi ka vazhduar për në fshatin e lindjes, ku është varrosur me nderime ushtarake, në praninë e një numri të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova, miq e familjarë.

Në fjalën e tij lamtumirëse, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi çmoi lartë angazhimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke theksuar se “Atëherë kur atdheu thërriste për t`i dal zot, Nijaziu e la kurbetin dhe erdhi të luftoj me nderë për Atdheun”.         

Për herë të fundit nga i ndjeri është ndarë Komandanti i Rexhimentit të Mbrojtjes Civile Kolonel Shaip Haziri  në fjalën e tij theksoi “nuk ka ushtarak në Rexhimentin ku unë komandoj, që nuk e ka dashur dhe respektuar  Nijaziun. Ka qenë shembull i një ushtaraku të zellshëm e me plotë motiv për punë. Me mençurinë dhe sinqeritetin e tij ai bëri për vetë kë do që ka pas rastin ta njoh. Ndihemi krenarë që bashkërisht ndërtuam themelet e sigurta të ushtrisë së Kosovës për të cilën Nijaziu  punoi pa reshtur gjithë jetën”.     

Në fund të ceremonisë u vendosën kurora të shumta lulesh nga shok, miq, bashkëluftëtarë, koleg, ushtarak e  shokë nga të gjitha viset shqiptare.