Demostratat në Egjipt: Policia gaz lotsjellës kundër protestuesve

Demostratat në Egjipt: Policia gaz lotsjellës kundër protestuesve

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë demostruesit në Egjipt të cilët dolën në protestë kundër presidentit Abdul Fattah al-Sisi.

Protesta u zhvillua në Sheshin Tahrir në Kajro, vendi i cili filloi Revulucioni Egjiptian në 2011. Abdul Fattah al-Sisi mori pushtetin në 2014 por tani është akuzuar për korrupsion.

Raportohet se protestuesit kanë dalë edhe në sheshet kryesore të qyteteve të tjera.

Të revoltuar protestuesit thonë që protestat nuk do të ndalen deri në rrëzim e qeverisë së presidentit Sisi e cila është akuzuar për korrupsion.