Aksion për pastrimin e komunave të Shkupit për të shënuar Ditën botërore

Aksion për pastrimin e komunave të Shkupit për të shënuar Ditën botërore

Ndërmarrja Publike ‘Higjiena komunale’ dhe Bashkia e Shkupit do të zbatojnë aksion të përgjithshëm për pastrimin e të gjitha komunave të Shkupit.

Në kuadër të aksionit do të hiqen edhe grafitet me përmbajtje ofenduese, që promovojnë gjuhën e urrejtjes

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq dhe drejtori i NP ‘Higjiena komunale’, Abdusamed Shabani, bashkërisht do ta shënojnë këtë aksion.

Aksioni do nisë nga sot deri më 24 shtator, ndërsa në secilën komunë do të vendoset pika speciale ku qytetarët mund t’i hedhin mbeturinat siç janë mobiljet e vjetra dhe mbeturinat e pajisjeve elektronike.