Hoxha: Rinia e Nismës e mobilizuar për zgjedhjet e 6 tetorit

Hoxha: Rinia e Nismës e mobilizuar për zgjedhjet e 6 tetorit

Kryetari i Rinisë së Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hazizi, ka vizituar të premten rininë e degës së Nismës në Gjakovë, ku temë diskutimi ishte përgatitja për zgjedhjet e 6 tetorit.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha, i cili ka thënë se rinia e Nismës në Gjakovë e mobilizuar si asnjëherë më parë për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nisma me liderin e saj Fatmir Limaj deri më tani ka dëshmuar se është parti që promovon dhe u jep hapësirë të rinjve, këtë synim do ta ndjekim edhe në të ardhmen”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facbook”.


MË SHUME NGA Nacionale