Tërmeti në Shqipëri prek edhe shumë vende tjera

Tërmeti në Shqipëri prek edhe shumë vende tjera

Dy tërmete që kanë ndodhur brenda 11 minutash sot në Shqipëri janë hetuar edhe në shumë vende tjera përreth.

Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.6 ballë ishte 6 kilometra larg Durrësit.


MË SHUME NGA Aktuale