Bytyqi: Mësimi ka filluar me kohë në gjitha shkollat e Kosovës

Bytyqi: Mësimi ka filluar me kohë në gjitha shkollat e Kosovës

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka theksuar se ata si institucion janë përpjekur që mësimi të fillojë në kohë në të gjithë shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se si risi, që është bërë për herë të parë, ka qenë edhe përdorimi i teksteve të reja shkolla në shumë nivele, e të cilat sipas tij, janë në përputhje me kurrikulën dhe standardet ndërkombëtare.

“Jemi përpjekur që librat të shkojnë në kohë tek nxënësit. Shpërndarja e teksteve ka ndodhur në të gjitha shkollat, ku ka filluar një vit i mbarë shkollor”, ka shtuar Bytyqi.

Ai ka folur edhe për vendimin e kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka vendosur që nxënësit e shkollave me numër të vogël të nxënësve të bashkohen me shkollat tjera ku numri i nxënsve është më i madh, vendim të cilin sipas tij, duhet mbështetur të gjithë.

Sipas tij, brenda koalicionit (AAK – PSD), ka njohës të mirë të fushës së arsimit, duke përfshirë se fundi edhe atë vetë, e të cilët do të punojnë që Kosova të ketë një arsim cilësor dhe konkurrent me vendet e zhvilluara.

“Kemi mundësi që t’i vëmë në themele të mira, që sistemi arsimor të jetë konkurrent me vendet e zhvilluara, kemi një program të shkruar, ku janë renditur shumë pika për arsimin”, ka shruar Bytyqi. /Telegraf