Veseli: Jemi të gatshëm të mbështesim motrat dhe vëllezërit tanë

Veseli: Jemi të gatshëm të mbështesim motrat dhe vëllezërit tanë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli la shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e Shqipërisë të prekur nga tërmetet e sotme.

Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme.

Postimi i plotë i Kadri Veselit: Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme.

Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre.