Hoxhaj telefonon Edi Ramën, i shpreh mbështetjen e Kosovës pas tërmeteve

Hoxhaj telefonon Edi Ramën, i shpreh mbështetjen e Kosovës pas tërmeteve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka telefonuar të parin e Qeverisë shqiptare, Edi Ramën pas tërmeteve të njëpasnjëshme.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se Ramës i ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës në këto moment të vështira.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të thellë po përcjell lajmet për termetet në Tiranë dhe Durrës. Menjëherë kam kontaktuar kryeministrin, Edi Rama, të cilit i shpreha solidaritet dhe mbështetje. Shërim të shpejtë të lënduarve. Kosova i qëndron pranë Shqipërisë në këtë ditë të vështirë. Qoftë e kaluar kjo tronditje!.