Vazhdon protesta në Egjipt, kërkohet largimi i presidentit Al-Sisi

Vazhdon protesta në Egjipt, kërkohet largimi i presidentit Al-Sisi

Forcat egjiptiane të sigurisë janë përleshur me qindra protestues anti-qeveritarë në qytetin e Suezit në ditën e dytë të protestës kundër regjimit të presidentit me karrierë ushtarake, Abdel Fattah Al-Siri.

Numër i madh i policëve të shtunën është parë edhe në sheshin “Tahrir” të kryeqytetit Kajro. Ky vendi ishte epiqendra e revolucionit të vitit 2011. Protestat filluan të premten me thirrjen për largimin e presidentit Al-Sisi nga pushteti.

Të shtunën, protestuesit marshuan drejt qendrës së qytetit të Suezit, ku u përballën me forcat e sigurisë, të cilat i kishin bllokuar rrugët me automjete të blinduara.

Protesta të tilla janë të rralla në Egjipt pasi autoritetet e këtij shteti e ndaluan me ligj mbajtjen e tyre pas rrëzimit të ish-presidentit të ndjerë, Mohamed Morsi, në vitin 2013.

Sidoqoftë, pakënaqësia e popullit është rritur për shkak të ngritjes së çmimeve në shtetin ku qeveria ka vendosur masa të rrepta kursimi nga viti 2016 si pjesë e një huaje prej 12 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara në muajin korrik, gati një e treta e banorëve të Egjiptit jetojnë në varfëri, me më pak se 1.40 dollarë në ditë, shkruan “The Guardian”