Aurier në “radarët” e Milanit

Aurier në “radarët” e Milanit

Milani mbetet në kërkim të përforcimeve për merkaton e janarit.

Një repart që duhet të ketë prurje është mbrojtja ku në krahun e djathtë Andrea Conti nuk bind dhe kjo u pa edhe në derbin e humbur me Interin. Boban dhe Maldini kanë hedhur sytë te Serge Aurier i cili që në verë kërkoi largimin nga Tottenham dhe më pas asgjë nuk u konkretizua.

26-vjeçari nuk luan rregullisht nën drejtimin e Pochettinos dhe kërkon të ndryshojë ambient ndërsa kartoni i tij vlerësohet 15 milionë që mund të përballohet nga arka e Milanit.