A do të largohet Pogba nga Manchester United? Përgjigjet Solskjaer

A do të largohet Pogba nga Manchester United? Përgjigjet Solskjaer

Paul Pogba ishte një nga emrat më të diskutuar në merkaton e verës, teksa thuhej se do të largohej nga Manchester United.

Flitej se mesfushori do të kalonte te Real Madridi, por një marrëveshje nuk u arrit dhe lojtari mbeti te “Djajtë e Kuq”.

Megjithatë qarkullojnë zëra se francezi do të kalojë te madrilenët në merkaton e ardhshme, pasi kërkon me çdo kusht kalimin në Spanjë.

Për këtë ka folur edhe trajneri i Unitedit, Solskajer, i cili në një intervistë është shprehur: “Pogba po punon shumë dhe është plotësisht i përkushtuar në skuadrën tonë. Unë nuk jam i shqetësuar tani dhe kurrë nuk do të jem i shqetësuar për të ardhmen e tij. Mesfushori nuk dëshiron të largohet, pasi ai është shumë i lumtur këtu. Pol është një nga shtyllat tona”.

“Reali? E pashë ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së dhe, ishte me të vërtetë një humbje shumë e keqe”, u shpreh tekniku norvegjez.