Talenti i Unitedit monitorohet nga gjiganti spanjoll

Talenti i Unitedit monitorohet nga gjiganti spanjoll

Klubi i famshëm spanjoll, Barcelona është duke menduar për talentin e Manchester Unitedit, Angel Gomes, raportojnë mediet iberike, transmeton RTKLive.com.

Gomes me “Djajtë e Kuq” mbyll kontratën në verën e vitit 2020, dhe duket se ardhmja e tij do të jetë larg Manchesterit.

“Blaugranat” janë duke e monitoruar 19 vjeçarin, të cilin duan ta sjellin në ‘Camp Nou’.

“FC Barcelona është duke menduar për 19 vjeçarin”, shkruajnë mediet spanjolle.