“Bomba” e ditës, Tuchel zëvendëson Solskjaer te Unitedi?

“Bomba” e ditës, Tuchel zëvendëson Solskjaer te Unitedi?

Strategu norvegjez Solskjaer duket se po numëron ditët tek Manchester United, raporton RTKLive.

Sipas medieve britanike, trajneri i PSG-së, Tuchel është kandidat për të zëvendësuar tekniku norvegjez.

United akoma nuk po ia del të gjej formën më të mirë në Premier League, dhe duket se forma e dobët e kësaj skuadre, ka zemëruar drejtuesit e klubit nga “Old Trafford”.

Siç mësohet, tashmë krerët e klubit anglez janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me strategun gjerman, edhe pse pak është e besueshme se Tuchel do të largohet nga Parisi, të paktën jo deri në fund të këtij sezoni.