​Paulo Dybala do të largohet nga Juventus në janar

​Paulo Dybala do të largohet nga Juventus në janar

Juventus duket se ka hequr dorë nga shërbimet e Paulo Dybalas, dhe në janar  pritet që ta largojë nga skuadra.

25 vjeçari ishte shumë afër kalimit në Premierligë gjatë verës, pas interesimit të shfaqur nga Tottenham dhe Manchester United.

Dybala vendosi që të qëndrojë te Juventus për të luftuar për një vend titullari, por duket se nuk do t’ia arrijë, pasi nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarri.

Trajneri italian ka bërë të ditur se Dybala nuk mund të luajë me Cristiano Ronaldos në ekip.