Berisha pëson 3 gola, Spal “thyhet” keq nga Sassuolo

Berisha pëson 3 gola, Spal “thyhet” keq nga Sassuolo

Spal dhe Etrit Berisha largohen me një humbje të thellë nga Mapei Stadium.

Në ndeshjen që u luajt mesditën e kësaj të diele Sassuolo triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.

Njeriu i ndeshjes për vendasit e drejtuar Roberto De Zerbi ishte Caputo autori i 2 golave ndërkohë që mbylli llogaritë Duncan në pjesën e dytë, goli i vetëm tek i cili Berisha mund të kishte bërë më mirë pasi në të dy të parët nuk kishte asnjë mundësi për të reaguar.