West Ham befason Manchester Unitedin

West Ham befason Manchester Unitedin

West Ham United shënoi sot fitore si vendës me rezultat 2:0 ndaj Manchester United, në ndeshjen e javës së gjashtë të Premier Ligës angleze në futboll.

Në pjesën e parë, Jarmolenko shënoi golin e epërsisë në minutën 44, ndërsa fitoren e vendësve e vulosi Creswell gjashtë minuta para përfundimit të takimit.

Me këto tre pikë, lojtarët e West Ham janë "ngjitur" në pozitën e katërt me 11 pikë, ndërsa United është i teti me 8 pikë.

Në tabelë prin Liverpool me gjithsej 16 pikë.