Borussia vazhdon serinë e fitoreve kundër Fortunës

Borussia vazhdon serinë e fitoreve kundër Fortunës

Futbollistët e Borussia Mönchengladbach kanë shënuar fitore si vendës me rezultat 2:1 kundër Fortunës së Dyseldorfit, në kuadër të javës së pestë të Bundesligës gjermane.

Golat për skuadrën fituese i shënoi Marcus Thuram në minutat 74 dhe 87.

Borussia renditet në vendin e gjashtë në tabelë me dhjetë pikë, ndërsa Fortuna e dymbëdhjeta me katër pikë.

Ndryshe, Borussia nuk ka pësuar asnjë humbje në 21 ndeshjet e fundit kundër Fortunës.