Liverpoolin s` ka kush ta ndalë, e shkel edhe Chelsean

Liverpoolin s` ka kush ta ndalë, e shkel edhe Chelsean

Futbollistët e Liverpoolit kanë shënuar edhe fitoren e gjashtë radhazi në edicionin e ri të garave të kampionatit anglez.

Ata në ndeshjen e sotme si mysafirë ishin më të mirë se Chelsea, të cilin e mposhtën me rezultat 2:1.

“Reds’ erdhën në epërsi përmes Arnold në minutën 14, për të dyfishuar  shifrat me anë të golit të Firmino ‘30.

Liverpool prin me 18 pikë në tabelë, ndërsa Chelsea ka grumbulluar 8 pikë në pozitën 11.

Chelsea ka shënuar vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit të Premier Ligës kundër Liverpoolit.

Fitoren e fundit e kanë shënuar në maj 2018, me rezultat 1:0, me golin e Olivier Giroud.