Cheesecake me biskota dhe çokollatë, na falenderoni më vonë

Cheesecake me biskota dhe çokollatë, na falenderoni më vonë

Po mendoni të gatuani një ëmbëlsirë, kjo është zgjidhja e duhur.

Përbërësit:

300 gramë biskota me çokollatë

80 gramë gjalpë i shkrirë

10 gramë xhelatinë

250 krem djathi

250 gramë maskarpone

100 gramë sheqer pluhur

1 pako vanilje

300 gramë pana

100 gramë çokollatë

100 gramë pana për ëmbëlsira

Përgatitja

Në një enë të madhe shtoni biskotat e grira dhe gjalpin e shkrirë. Përzieni mirë.

Vendosni në një enë të rrumbullakët specifike për cheescake. Futeni në frigorifer për 30 minuta.

Ndërsa, në një enë tjetër hidhni xhelatinë në ujë të ftohtë. Më pas shkrijeni në 50 ml pana të nxehtë.

Në një enë tjetër hidhni maskarponen dhe kremin e djathit, përzieni me rrahëse elektrike. Shtoni sheqer pluhurin, vaniljen, panën për ëmbëlsirë, 100 gramë biskota dhe xhealtinën e shkrirë. Këtë mbushje e vendosni në enë për torte dhe futeni prapë në frigorifer.

Më pas shkrijeni çokollatën dhe pana për ëmbëlsirë dhe hidhni mbi tortë. E fusni përsëri në frigorifer dhe është e gatshme të hahet pas 2 orë.