​Urgjencat pas tërmetit, 1560 thirrje në qendrën kombëtare

​Urgjencat pas tërmetit, 1560 thirrje në qendrën kombëtare

Të gjitha shërbimet shëndetësore janë në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar nga tërmetet në vend.

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri,  Ogerta Manastirliu ka parë situatën në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku fluksi i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është përballuar me sukses nga bluzat e bardha.

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka përballuar me sukses mbi 1560 thirrje në situatën e pazakontë, pas tërmetit që tronditi vendin. Me flotën e re të autoambulancave u arrit t’iu jepet ndihma në kohë 128 qytetarëve në Tiranë dhe Durrës”,  shprehet ministrja Manastirliu. 


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare