Thaçi takohet me Daçiqin e Mogherinin në Nju Jork

Thaçi takohet me Daçiqin e Mogherinin në Nju Jork

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, ka organizuar një darkë pune me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në takim ishin prezentë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ai serb, Ivica Daçiq, pastaj ministri i Jashtëm i Këshillit të Ministrave të BeH-së me mandat teknik, Igor Cërnadak e kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nga Brukseli është njoftuar se BE-ja vazhdon të jetë lider në bashkëpunimin global dhe se në bashkëpunim me partnerët do të vazhdojë të mbështes paqen dhe demokracinë dhe të promovojë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Për takimin që është zhvilluar në Nju Jork, ka shkruar në "Facebook", kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

 


MË SHUME NGA Aktuale