Falimenton kompania, njerëzit mbeten në rrugë

Falimenton kompania, njerëzit mbeten në rrugë

Kompania britanike e avioneve ”Thomas Cook” ka falimentuar duke lënë në rrugë më shumë se 600 mijë njerëz në të gjithë botën.

Pas negociatave intensive, kompania arriti të gjejë një marrëveshje me kreditorët. Me likuidimin gjyqësor, në firmën”Thomas Cook” humbasin 22 000 vende pune në nivel global, nga të cilat 9 000 vetëm në Britaninë e Madhe.

Një lëvizje e tillë gjithashtu ka çuar në nevojën për të marrë masa për të kryer edhe rikthimin më të madh në kohë paqeje, pasi më shumë se 150 mijë britanikë, të cilët po pushonin jashtë vendit tashmë do të duhet të kthehen në shtëpi. Shefi ekzekutiv i Thomas Cook, Peter Fankhauser, u kërkoi falje miliona klientëve dhe mijëra punonjësve.

Thomas Cook, firma më e vjetër e udhëtimit në botë, filloi aktivitetin në vitin 1841duke drejtuar hotele, vendpushime dhe linja ajrore për 19 milion njerëz në vit në 16 vende të botës.