Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Mihane Mustafa trajnuesje në Qendrën e Promovimit të Drejtave të Grave në Drenas,e cila na njofton më detajisht për punime artizanale si dhe thurje me tel.

Ndërsa mysafirt  të tjerë do të jenë Avdyl Gashi përfaqësues i Organizatës Joqeveritare "Global Shapers Community Prishtina”, si dhe Sokol Zenelaj, ata do të flasin rreth fushatës për nxitje të pjesëmarrjes në zgjedhje.

Po ashtu mysafir do të jetë Jeton Neziraj drejtor i Qendrës "Multimedia", i cili do na njoftoj më shumë rreth premieres së shfaqjes "Pesë stinët e armikut të popullit"

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.