Aksionet aziatike, ecuri të ndryshme

Aksionet aziatike, ecuri të ndryshme

Disa prej aksioneve aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa disa të tjera shënuan rënie.

Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ra me 0.2 për qind, duke shkuar në 510.04 pikë.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225,  u rrit me 0.16 për qind, duke shkuar në 22,079.09 pikë.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, ra me 0.51 për qind, në 26,301.38 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.98 për qind, duke shkuar në 2,977.08 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11,  avancoi me 0.01 për qind, duke shkuar në 2,091.70 pikë.

Autor: RTKlive