Ferid Agani rizgjidhet kryetar i PD-së edhe për një mandat

Ferid Agani rizgjidhet kryetar i PD-së edhe për një mandat

Partia e Drejtësisë (PD), me 22 shtator mbajti Kuvendin e 8-të të rregullt në të cilin delegatët me aklamacion pa kundër kandidatë dhe asnjë votë kundër rizgjodhën edhe për një mandat Prof.dr. Ferid Aganin kryetar.

Në fjalën e tij kreu i PD-së falënderoi për mbështetje të gjithë delegatët dhe anëtarësinë që gjatë kësaj periudhe i qëndruan afër nëpër sfidat që kaloi partia.